Marcel Desailly ka zgjedhur Antoine Griezmann si lojtarin kyç të Francës në Kupën e Botës, duke e krahasuar me Zinedine Zidane.
Griezmann, i cili ditën e enjte ka konfirmuar se do të mbetet një lojtar i Atletico Madrid, ka shënuar në ndeshjet e fundit në prag të Kupës së Botës dhe pritet të udhëheqë sulmin e Didier Deschamps ndaj Australisë të shtunën.
Dhe Desailly i ka thurur elozhe 27-vjeçarit dhe tha se pret që ai të sjellë kualitetet që të japin fitoren e ndeshjeve të rëndësishme ashtu siç bënte Zidane më 1998.
“Mendoj se edhe Didier e di shumë mirë. Antoine Griezmann është lojtari kyç i Francës,” shprehet Desailly për Omnisport.
“Ai është lojtari që duhet të ndryshojë dinamikën. Ai duhet të sjellë intensitetin e lojës sulmuese.
“Griezmann është një lojtar kyç, siç ka qenë Zinedine Zidane në kohën tonë.”