Lineker “tallet” me Suarezin

Botërori 2018

Lineker “tallet” me Suarezin

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 20:02
Luis Suarez

Gary Lineker ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të kritikuar Luis Suarezin për paraqitjen e dobët në fitoren 1:0 të Uruguait ndaj Egjiptit.

Uruguai arriti që me shumë mund të mposhte Egjiptin, me golin e shënuar në minutën e 90’.

“Mo Salah ka qenë më i mirë se sa Suarez në këtë ndeshje”, ka shkruar Lineker.

Kujtojmë se Salah nuk është paraqitur në këtë ndeshje, pasi ende nuk është i gatshëm për lojë që nga lëndimi i pësuar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat