Del Bosque tradhton Spanjën: Ka ardhur momenti i tyre

Botërori 2018

Del Bosque tradhton Spanjën: Ka ardhur momenti i tyre

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 21:32
Vicente Del Bosque

Vicente Del Bosque, trajneri që udhëhoqi Spanjën drejt Kupës së Botë më 2010, mendon se Anglia është favorit për të fituar titullin këtë verë në Rusi.

“Këtë vit do të zgjidhja Anglinë,” shprehet trajneri tashmë i tërhequr nga futbolli kur pyetet për favoritët.

“Anglia nuk ka bërë asgjë që prej 1966-ës, kështu që mendoj se ka ardhur momenti i tyre.

“Ata kanë shumë influencë nga të huajt në kampionatin e tyre por kanë lojtarë të mirë, kompetitivë, të shpejtë, shumë të fuqishëm. Dhe me kualitet. Kanë një tufë lojtarësh të mirë.

“Dhe po e them këtë pasi shpresoj të ketë një finale Spanjë-Angli.”

Anglia do ta nisë aventurën në Kupën e Botës në ndeshjen ndaj Tunizisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat