Paul Pogba: Ishte ndeshje Botërori, këtu nuk ka ekipe të vogla

Botërori 2018

Paul Pogba: Ishte ndeshje Botërori, këtu nuk ka ekipe të vogla

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 15:43
Paul Pogba

Mesfushori Paul Pogba ka shënuar golin e fitores në suksesin e ngushtë (2-1) të skuadrës së tij ndaj Australisë, këtë të shtunë pasdite. Duke folur për mikrofonin e TF1, francezi i Manchester United nënvizoi:

“Mos harroni se ishte një ndeshje e Kupës së Botës. Këtu nuk ka ekipe të vogla. Australia ka bërë shumë mirë. Është një ekip i mirë. Do të jetë e tillë e gjithë Kupa e Botës. Ishte shumë e rëndësishme për të fituar ndeshjen e parë. Ishte e vështirë. Ne nuk u dorëzuam deri në fund. Në rastin e golit tim jam ndihmuar shumë nga mbrojtësi. Përderisa fituam, është mirë”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat