E ka radhën favoriti kryesor… Zvicra, pengesa e parë!

Botërori 2018

E ka radhën favoriti kryesor… Zvicra, pengesa e parë!

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 18:59
Neymar

Brazili e nis Kupën e Botës si skuadra favorite për të marrë trofeun, pavarësisht se nuk triumfon në Europë që nga viti 1958. Faktikisht është traditë që brazilianët, pesë herë kampion të botës, të konsiderohen një nga ekipet më të forta në këtë veprimtari dhe nisin aventurën në Rusi me synimin për të lënë pas shpine humbjen 7-1 ndaj Gjermanisë në Botërorin 2014.

Brazili ka zhgënjyer edhe në dy edicionet e fundi të Kupës së Amerikës, ku nuk ka shkuar as në çerekfinale, megjithatë nën drejtimin e Titte është dukur një ekip shumë më i pjekur dhe në vitin kalendarik 2014 ka pësuar vetëm 4 gola në të gjitha ndeshjet e luajtura, më pak se në çdo vit tjetër në historinë e “Selseao”.

Nga ana tjetër, Zvicra hyn në këtë veprimtari me pritshtmëri jo aq të mëdha sa Brazili, por është vendi i gjashtë në klasifikimin e FIFA-s dhe kjo tregon për ambiciet e mëdha të kësaj skuadre, që gjithsesi nuk është futur asnjëherë mes tetë ekipeve më të mira në një Botëror.

Brazili ka fituar 16 nga 18 ndeshjet e para në edicionet e fundit të një Botërori. Humbja e tyre e parë në ndeshjen e parë ka qenë në vitin 1934 ndaj Spanjës, 1-3.

Zvicra arriti nëntë fitore dhe vetëm një humbje në fushatën eliminatore, megjithatë pati nevojë për “play off” për të shkuar në Rusi, sepse u rendit në vendin e dytë të grupit pas Portugalisë.

Xherdan Shaqiri, futbollisti me origjinë kosovare, ka qenë i përfshirë në gjashtë golat e fundit të shënuar nga Zvicra në një veprimtari madhore, me katër gola dhe dy asite.

Neymar shënoi katër gola dhe dha një asist në Botërorin e fundit, ndërsa gjatë fushatës eliminatore shënoi gjashtë gola dhe dha tetë asiste.

Kjo do të jetë ndeshja e katërt mes Brazilit dhe Zvicrës, që janë në ekuilibër të plotë me nga një fitore, një barazim dhe një humbje secila.

Përballja e parë u mbyll në barazim 2-2, në Kupën e Botës 1950, ndërsa në vitin 2013, në miqësore, Zvicra fitoi 1-0 në saj të autogolit të Dani Alves. Suksesi i vetëm i Brazilit daton në miqësoren e luajtur në nëntor 2006, 2-1.

Formacionet e mundshme:

Brazili: Alisson, Marquinhos, Miranda, Danilo, Marcelo, Casemiro, Paulinho, Coutinho, Willian, Neymar, Gabriel Jesus.

Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, Lichtsteiner, Rodriguez, Behrami, Xhaka, Shaqiri, Dzemaili, Zuber, Embolo.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat