Ibrahimovic: Deschamps nuk duhet të ishte në Botëror, Benzema…

Botërori 2018

Ibrahimovic: Deschamps nuk duhet të ishte në Botëror, Benzema…

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 19:27
Ibrahimovic

Ndoshta nisur nga fakti që nuk është në fushë, por ka nisur të bëj opinionistin, Zlatan Ibrahimovic tërheq vëmendjen e shtypit, edhe pse nuk do të jetë në “Rusi 2018”. Qendërsulmuesi ka dalë në mbrojtje të Karim Benzema, duke sulmuar atë që nuk e grumbulloi lojtarin e Real Madrid, trajnerin e Francës, Didier Deschamps.

“Për mendimin tim një nga futbollistët më të mirë në botë, që ka fituar tre herë radhazi Champions League si qendërsulmues i Real Madrid duhet të jetë patjetër në Kupën e Botës. Mungesa e tij tregon se ndonjëherë zgjedhjet e trajnerëve nuk kanë të bëjnë aspak me futbollin. Deschamps nuk duhet të ishte në Botëror, Benzema po. Trajneri i Francës ka qenë qesharak kur nuk mori në konsideratë grumbullimin e Benzema.”

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat