Shaqiri me shokë kërkon pikë kundër Brazilit

Botërori 2018

Shaqiri me shokë kërkon pikë kundër Brazilit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 qershor 2018 Në ora: 12:17
Shaqiri me shokë kërkon pikë kundër Brazilit

Sot në orën 20.00 në Rostov) do të zhvillohet sfida e madhe e grupit E mes pesë herë kampionit të botës, Brazilit dhe të Zvicrës. Sfidë që pritet me padurim sidomos edhe nga shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë, kur dihet se në radhët e zviceranëve paraqiten katër shqiptarë, si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili.

Sfidë drithëruese ani se brazilianët llogariten si favoritë nga bastet e ndryshme botërore. Brazili është në presion për faktin se Zvicra është një rival i papërshtatshëm dhe shumë e rrezikshme në kundërsulme. Shaqiri me shokë do të orvatet me një lojë ofensive të rrezikojnë sa më parë Brazilin.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vlladimir Petkoviç, do të mundohet me një mbrojtje të fortë ta bllokojnë edhe sulmuesin më të mirë brazilian, Neymar, i cili vlerësohet si ndër më të rrezikshmit.   Zviceranët janë në grup me Kosta Rikën, Brazilin dhe Serbinë. Synimi i zviceranëve janë pikët në ballafaqim me Brazilin që ta lehtësojnë rrugën për kalimin e grupit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat