Paul Pogba ka përgëzuar tifozët e Australisë për atmosferën e krijuar dje.
Ai tha që ndjehej sikur të luante në Australi e jo në Rusi.
“Tifozët australianë po këndonin gjatë gjithë kohës, ata edhe vërshëllenin tifozët tonë, andaj ishte sikur të luanim në Australi e jo në Rusi”, deklaroi Pogba.
“Mendoj që kishim pak fat, mirëpo e kërkuam atë”.
“Australia luajti shumë mirë, u mbrojt mirë, luajtën të gjithë së bashku. Ata nuk janë ekip i vogël”, shtoi ai.