Frikë nga Shaqiri!

Botërori 2018

Frikë nga Shaqiri!

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 14:44
Brazili

Me objektivin për të bërë historinë, për të rikthyer lavdinë dhe për të larguar makthet e katër viteve më parë. Sot zbret në fushën e lojës Brazili, skuadra që konsiderohet si një nga favoritet për të triumfuar në këtë Botëror.

Në “Rostov Arena” (ora 20:00) ekipi i Nejmarit me shokë do të debutojë në “Rusi 2018” kundër Zvicrës së shqiptarëve, një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar. “Seleçao” do të luajë Botërorin e 21-të të historisë, që do të thotë se nuk ka humbur asnjë dhe në ndeshjen e parë nuk zhgënjen, por Shaqiri dhe formacioni helvet mund të krijojë realisht probleme.

Precedenti i vetëm mes Brazilit dhe Zvicrës në një Botëror është luajtur në vitin 1950 dhe ka përfunduar në barazim 2-2.

Brazili ka fituar Botërorin më shumë se çdo ekip tjetër, duke e ngritur trofeun në 25% të pjesëmarrjeve (5 nga 20). Hera e fundit kur formacioni berdhejeshil ka ngritur trofeun dy herë radhazi, ka qenë në vitet 1958 dhe 1962.

Brazili gjithashtu është skuadra e vetme që ka marrë pjesë në çdo Botëror, duke nisur nga viti 1930. Kjo do të jetë prezenca e tyre e 21-të në po kaq edicione.

Ekipi i “Seleçaos” është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Botërorit. Ka arritur 10 fitore dhe 2 barazime. Humbja e fundit është në Botërorin e vitit 1998 kundër Norvegjisë.

Formacioni amerikanojugor ka fituar 16 ndeshjet e fundit nga 18 të parat në Botëror. Humbja e fundit është në vitin 1934 kundër Spanjës me rezultatin 1-3.

Zvicra është e pamposhtur në ndeshjen hapëse në katër pjesëmarrje dhe ka fituar dy të fundit kundër Spanjës në vitin 2010 dhe kundër Ekuadorit në vitin 2014.

* Zvicra është kualifikuar për herë të 11-të në Botëror, duke eliminuar Irlandën e Veriut në “play-off”. Ky është kualifikimi i katërt radhazi, duke barazuar ecurinë më pozitive në këtë turne nga viti 1934 deri në 1954.

Ekipi helvet ka arritur në çerekfinalet e Botërorit në vitin 1954 kur kompeticioni zhvillohej në shtëpinë e saj.

Zvicra ka arritur të sigurojë vendin e parë në grupin e Botërorit në vitin 2006 dhe në atë fazë pësoi vetëm 1 gol gjatë gjithë këtij kompeticioni, pasi në raundin pasardhës u eliminua nga penalltitë kundër Ukrainës.

Xherdan Shaqiri ka marrë pjesë në 5 gola, nga gjashtë të fundit të shënuar nga Zvicra në turnetë e rëndësishëm. Ai ka arritur të shënojë 4 herë dhe ka dhënë 1 asist.

Nejmar ka marrë pjesë në 5 golat e fundit nga 11 në të Brazilit në Botëror, 4 gola dhe një asist. Gjithashtu ka marrë pjesë më shumë se çdo lojtar tjetër në kualifikueset e Amerikës së Jugut.

Tite do të luajë për herë të parë në një kampionat Botëror. Brazili u kualifikua me 41 pikë, rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë nga 43 pikët e Argjentinës në vitin 2002.

Ky do të jetë Botërori i parë i Vladimir Petkoviçit, i dyti kompeticion i rëndësishëm i tiji ndërkombëtar me Zvicrën. I pari ishte Europiani 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat