Festë në Islandë pas barazimit me Argjentinën

Botërori 2018

Festë në Islandë pas barazimit me Argjentinën

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 17:00
Festë në Islandë pas barazimit me Argjentinën

Një pjesë e Islandës ka shkuar në Moskë për të ndjekur kombëtaren në “Rusi 2018” dhe për t’i mbështetur gjatë ndeshjeve, ashtu sikurse bënë në përballjen e parë ndaj Argjentinës, të barazuar 1:1. Një pikë e rëndësishme për skuadrën ishullore, që debuton në një Botëror. Po pjesa tjetër e islandezëve ku janë? Në rrugët e Reykjavik, për të mbështetur skuadrën. Edhe pse gjatë kohës që luhej ndeshja Islandë-Argjentinë binte shumë shi, ishin të shumtë, disa mijëra, tifozët islandezë që ndodheshin në rrugë për të bërë tifo. Dhe në fund gjithçka ia vlejti. Rreth 5 mijë persona në rrugë për të ndjekur së bashku një ndeshje futbolli është një shifër e madhe për një shtet me 300 mijë banorë edhe pse rrebeshi i shiut nuk pushoi për asnjë moment.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat