Maradona: Sampaoli nuk do të shkelë më në Argjentinë

Botërori 2018

Maradona: Sampaoli nuk do të shkelë më në Argjentinë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 20:09
Diego Maradona

Duhet pritej! Për më tepër mes Diego Maradona dhe Jorge Sampaoli nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë.

Kësisoj, pas barazimit 1-1 ndaj Islandës, ku Messi humbi një penallti, pas një komenti të parë “nuk është barazim, por humbje”, ish-futbollisti legjendar i hedh benzinë zjarrit.

“Nëse Argjentina vazhdon të luajë kështu, Sampaoli nuk do të ketë mundësinë të kthehet më në Argjentinë, në vendlindjen e tij. Skema e lojës ishte një leckë. Duke ditur që islandezi më i shkurtët ishte 190 cm, goditjet nga këndi vazhdonte ti bënte direk. Mos varrë nuk e di që mund të niset edhe me pasim një korne?", tha Maradona.

"Nuk ia vë fajin futbollistëve, që u munduan maksimalisht, por kjo u pa, ashtu si u pa që ishte një ekip i papërgatitur nga trajneri. Islanda ishte më shumë ekip se Argjentina dhe ky është faj i trajnerit”.

Maradona, kampion i Botës në vitin 1990, shtoi: “Rrezikojmë të humbasim në ndeshjet e tjera dhe lus Zotin që kjo mos të ndodhë. Nuk ditëm të thyejnë Islandën, si pretendon ku trajner të dalë kampion bote?”

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat