Behrami komandoi mesfushën në ndeshjen e tij historike, statistikat fantastike të shqiptarit ndaj Brazilit

Botërori 2018

Behrami komandoi mesfushën në ndeshjen e tij historike, statistikat fantastike të shqiptarit ndaj Brazilit

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 22:47
Valon Behrami gjatë një dueli me Gabriel Jesus

Përfaqësuesja e Zvicrës ndali atë të Brazilit me rezultat 1-1 në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Golin e vetëm për skuadrën helvetike e shënoi Steven Zuber, por më i miri ishte Valon Behrami.

Mesfushori shqiptar u zëvendësua në minutën e 71-të, por deri atëherë ishte makthi më i keq i Neymarit, duke mos e lënë brazilianin të tregojë kualitetet e tij.

Behrami me këtë rast u bë lojtari i parë i Zvicrës që luan në katër Botëror radhazi, ndërsa më poshtë keni statistikat e tij:

Duelet e fituara në ajër: 100 për qind

Driblimet: 100 për qind të kompletuara

Prekje të topit: 60

Pasime të tentuara: 44

Pasime të kompletuara: 41

Topa të larguar: 6

Topa të rikuperuar: 2

Ndërhyrje të parregullta: 4

Behrami gjithashtu nuk ka gabuar asnjë nga 13 pasimet e tij në pjesë fushën kundërshtare. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat