Një puthje, pas një paraqitje fantastike – Lara ishte në tribuna në përkrahje të Valonit!

Botërori 2018

Një puthje, pas një paraqitje fantastike – Lara ishte në tribuna në përkrahje të Valonit!

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 00:28
Edhe e dashura e Valon Behramit, Lara Gut, ishte një prej tifozëve që përkrahu yllin shqiptar të Zvicrës.

Afro 5500 tifozë të Zvicrës ishin në Rostov on Don për të përcjellë duelin e parë të këtij Kampionati Botëror ndaj Brazilit.

Në mesin e tyre natyrisht se ishin edhe të dashurat e yjeve të kombëtareve të Zvicrës.

Edhe e dashura e Valon Behramit, Lara Gut, ishte një prej tifozëve që përkrahu yllin shqiptar të Zvicrës.

Ishte Valoni ai që pas përfundimit të ndeshjes u drejtua në tribuna për të puthur të dashurën e tij, një prej skiatoreve elitare zvicerane.

I pranishëm në tribuna ishte edhe babai i Valonit, Ragip Behrami, që qëndroi afër Larës.

Laura dhe Valoni ndryshe po cilësohen si çifti i përkryer në mediat zvicerane që po përcjellin aktivitetin e tyre hap pas hapi.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat