Behrami pësoi lëndim dhe u largua pas dhimbjeve të konsiderueshme

Botërori 2018

Behrami pësoi lëndim dhe u largua pas dhimbjeve të konsiderueshme

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 00:43
Valon Behrami gjatë një dueli me Gabriel Jesus (Foto: Getty Images)

Valon Behrami pati një prej ndeshjeve më të mira të tij në fanellën e kombëtares së Zvicrës.

Futbollisti shqiptar pati një paraqitje të shkëlqyer duke neutralizuar rrezikun e superyllit Neymar.

Por, pas 70 minutash lojë Behrami është larguar nga loja, që ashtu siç u besua, ishte për shkak të një lëndimi.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Vladimir Petkovic, i cili potencoi se ishte momenti i fundit që Behrami të largohej nga loja pas dëmtimit të pësuar.

“Ai ka pasur probleme me aduktorët. Filloi të ndjente dhimbje të mëdha”.

“Ishte momenti i fundit që unë ta largoja nga loja. Ne kemi nevojë për të në ndeshjet e ardhshme”, theksoi Petkovic në këtë takim.

Ky dëmtim i lehtë i Behramit sipas mediave zvicërane do të trajtohet gjatë ditës së hënë kur edhe do të mësohet nëse mesfushori do të luajë ndaj Serbisë.

Valon Behrami dhe Zvicra do të përballen me Serbinë të premtën në ndeshjen vendimtare për kualifikim në 1/8-ën e finales.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat