Suedia kërkon golin e humbur, Koreja e Jugut mbetet “ekuacion”!

Botërori 2018

Suedia kërkon golin e humbur, Koreja e Jugut mbetet “ekuacion”!

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 07:22
Suedia vs. Koreja e Jugut

Europa dhe Azia do të përballen dhe një herë në Kupën e Botës, në sfidën e vlefshme për Grupin F, ku Suedia do të vihet përballë Koresë së Jugut. Koreanët janë bërë protagonistë të rregullt të Kupës së Botës, ku marrin pjesë për herë të nëntë, ndërsa Suedia rikthehet pas vitit 2006.

Koreja e Jugut e ka arritur rezultatin më të mirë në vitin 2002, ku shkoi deri në gjysmëfinale, ndërsa Suedia, finaliste në vitin 1958, mund të krenohet edhe me dy vende të treta në 1950-n dhe 1994-n.

Suedia hyn “Rusi 2018” si vendi i 24-t në botë dhe konsiderohet si favorite ndaj Koresë së Jugut, vendi i 57-të. Gjithsesi, pas largimit të Zlatan Ibrahimovic ata kanë pasur probleme me gjetjen e golit, teksa kanë shënuar vetëm katër herë në nëntë ndeshjet e fundit.

Ashtu si pritej, Koreja e Jugut u kualifikuar pa shumë probleme në zonën aziatike, pavarësisht se këtë herë iu desh më shumë mund për ndeshjet kundër Sirisë dhe Uzbekistanit, që i mposhtën koreanët në një nga dy përballjet.

Mesfushori teknik Emil Forsberg është futbollisti për t’u ndjekur te Suedia, duke qenë se ka dhënë katër asiste gjatë eliminatoreve. Ndërsa një nga futbollistët kyç të Koresë së Jugut ka qenë Sung-Yong Ki, futbollisti që ka luajtur 82 ndeshje me këtë kombëtare dhe është në kërkim të golit të dhjetë me ngjyrat e kombit të tij në Kupën e Botës.

Suedia nuk ka shënuar asnjëherë më shumë se dy gola në nëntë ndeshjet e fundit, tetë prej të cilave janë mbyllur poshtë 2.5 golave, gjashtë poshtë 1.5 golave. Koreja nuk ka pësuar gol vetëm në një nga 12 ndeshjet e luajtura në historinë e Kupës së Botës.

Gjithashtu, Koreja e Jugut ka pësuar dy ose më shumë gola në tetë ndeshjet e fundit që ka luajtur përpara se të zbarkonte në Rusi.

Formacionet e mundshme:

Suedia: Olsen, Lustig, Lindelof, Granqvist, Augustinsson, Claessen, Larsson, Ekdal, Forsberg, Toivonen, Berg

Koreja e Jugut: Seung-Gyu, Yong, Young-Gwon, Hyun-Soo, Min-Woo, Joo-Ho, Seon-Min, Sung-Yeung, Ja-Cheol, Seung-Woo, Heung-Min

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat