Suedia - Korea e Jugut, formacionet e mundshme

Botërori 2018

Suedia - Korea e Jugut, formacionet e mundshme

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 10:00
Suedia - Korea e Jugut

Europa dhe Azia do të përballen dhe një herë në Kupën e Botës, në sfidën e vlefshme për Grupin F, ku Suedia do të vihet përballë Koresë së Jugut.

Mesfushori teknik Emil Forsberg është futbollisti për t’u ndjekur te Suedia, duke qenë se ka dhënë katër asiste gjatë eliminatoreve. Ndërsa një nga futbollistët kyç të Koresë së Jugut ka qenë Sung-Yong Ki, futbollisti që ka luajtur 82 ndeshje me këtë kombëtare dhe është në kërkim të golit të dhjetë me ngjyrat e kombit të tij në Kupën e Botës.

Ndërkaq formacionet e mundshme janë këto:

Suedia: Olsen, Lustig, Lindelof, Granqvist, Augustinsson, Claessen, Larsson, Ekdal, Forsberg, Toivonen, Berg

Koreja e Jugut: Seung-Gyu, Yong, Young-Gwon, Hyun-Soo, Min-Woo, Joo-Ho, Seon-Min, Sung-Yeung, Ja-Cheol, Seung-Woo, Heung-Min.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat