Ragipi: Jam shumë i lumtur me karrierën e Valonit

Botërori 2018

Ragipi: Jam shumë i lumtur me karrierën e Valonit

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 11:14
Ragipi: Jam shumë i lumtur me karrierën e Valonit

Valon Behrami ishte katër vjeç e gjysmë, kur babai i tij, Ragip, u largua me gruan e tij, Halime, dhe motrën e Valonit, para luftës në Kosovë. Nuk ka foto familjare nga ajo kohë. Atë kohë, Ragipi e përmbledh kështu: “Ne patëm qindra fotografi të fëmijëve, por të gjitha fotografitë u dogjën. Bomba ra në shtëpinë tonë”.

Refugjatët e luftës të familjes “Behrami” gjetën strehë në komunitetin jugor të Zvicrës, “Ticino Stabio”. Ragipi i kujton ato momente: “Kam marrë para nga komuniteti për tre muaj. Por, ky ishte një turp për mua. Doja të punoja”. Teksa ishte në Mitrovicë, babai i Valonit, para luftës, punonte si menaxher i shitjeve në një fabrikë plastike. Gruaja e tij punonte në të njëjtën kompani, si sekretare.  Në mërgim, në Zvicër, menaxheri i shitjeve duhej të vendoset për një punë si shofer kamioni. Ai nuk ankohet: “Unë kam punuar si shofer për 20 vjet. Në orën pesë isha çdo ditë në timon”. Po si ishte Valoni, si një djalë i vogël?

Babai i tij zbulon: “Ai nuk mund të ulej një minutë, as në divan. Ishte shumë i lëvizshëm. Gjithmonë donte të shkonte lart e poshtë. Ishte i njëjtë edhe në shkollë. Por, Valoni ishte një nxënës i mirë, ai është inteligjent”. Në vitin 1998, Behramët përsëri përballen me problemet. Duhej të largoheshin nga Zvicra! “Ne nuk mund të ktheheshim në Kosovë, sepse atje kishte luftë. Prandaj, ishim duke menduar për Gjermaninë, apo Suedinë”.

Por, papritur, vjen ndihmë nga Këshilli i Shtetit i FDP-së në Ticino, i drejtuar nga Alex Pedrazzini, djali i të cilit luante me Valonin te të rinjtë e Giubiasco. 2000 nënshkrime mblidhen për të mos e depërtuar familjen “Behrami”. Dhe ajo lejohet të qëndrojë në Zvicër.

Në vitin 2005, Behrami bëri debutimin e tij me kombëtaren heolvete, nën drejtimin e trajnerit Köbi Kuhn, në kualifikuesin e Kupës së Botës kundër Francës (1:1). Në ndeshjen e tij të dytë, kundër Turqisë, Behrami shënoi golin e tij më të rëndësishëm me “Nati”, deri më sot. Tani në rolin e “luftëtarit” të sprovuar, Valoni është i pari zviceran, që luan për herë të katërt në Kupën e Botës. Ai luajti ndeshjen e tij të 80-të ndërkombëtare, kundër Brazilit, mbrëmë. Për këtë sukses, babai i Behramit nënvizon: “Për 13 vjet në “Nati”, kush do ta kishte menduar atë në atë kohë? Jam shumë i lumtur me karrierën e Valonit, edhe me personalitetin e tij. Ai ka arritur shumë, me punë. E ka bërë gjithçka me shumë sakrifica”, tha Ragipi, shkruan Blick.ch.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat