Koreja e Jugut ndryshon fanellat e lojtarëve për të mashtruar suedezët

Botërori 2018

Koreja e Jugut ndryshon fanellat e lojtarëve për të mashtruar suedezët

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 11:42
Koreja e Jugut

Sot zhvillohet ndeshja mes Suedisë dhe Koresë së Jugut.

Gjatë një Botërori ndodhin shumë gjëra. Duke nisur nga spiunimi i ekipit e deri te lëvizjet e çdo futbollisti në fushë.

Trajneri i Koresë së Jugut, Shin Tae-yong, ka zbuluar se futbollistët tij gjatë ndeshjeve përgatitore, për të mashtruar kundërshtarët e tij në Rusia 2018, kanë mbajtur veshur fanella me numra të ndryshëm.

“Më përjashtim të “yllit” të skuadrës Son Heung-min dhe të kapitenit Ki Sung-yueng, të gjithë futbollistët e tjerë kanë mbajtur numra të rremë,” – deklaroi në konferencën për shtyp numri 1 i stolit të përfaqësueses aziatike.

“Është shumë e vështirë për njerëzit në Perëndim për t’i dalluar aziatikët në fytyrë. Kjo është arsyeja pse kemi vepruar në këtë mënyrë.”

Tashmë mbetur për t’u parë nëse ky “mashtrim” do të funksionojë, pasi Koreja e Jugut të përballet me Suedinë në orën 14:00, në stadiumin e Nizhny Novgorod.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat