Behrami ka një vlerësim interesant para sfidës me Serbinë

Botërori 2018

Behrami ka një vlerësim interesant para sfidës me Serbinë

Nga: K. G. Më: 18 qershor 2018 Në ora: 11:54
Valon Behrami në duel me Neymarin

Futbollisti më luftarakë në fushë kundër Brazilit, Valon Behrami, ka thënë se sfida me Serbinë do të jetë një test i madh. Zvicra kërkon fitoren kundër Serbisë, në takimin që luhet me 22 qershor, në orën 20.00. Zvicra pas barazimit 1:1 me Brazilin janë të motivuar dhe kërkojnë t’i shkaktojnë humbje Serbisë, e cila të dielën e mundi me 1:0 Kosta Rikën. “Ne duhet t’i mbajmë këmbët mbi tokë dhe t’i marrim me shumë seriozitet dy ndeshjet e radhës. Ndeshja kundër Serbisë do të jetë një test i madh. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë nga aspekti fizik”, ka thënë Behrami.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat