Maradona kritikon Sampaolin: Taktikat e tij janë të turpshme

Botërori 2018

Maradona kritikon Sampaolin: Taktikat e tij janë të turpshme

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 12:44
Diego Maradona

Legjenda e futbollit argjentinas përsëri ka shpërthyer në kritika për trajnerin e kombëtares “Albiceleste”.

Argjentina nuk arriti më shumë se një barazim përballë Islandës të shtunën, në ndeshjen e parë të këtij Botërori për kombëtaren nga Amerika e Jugut.

Fajin për këtë dështim, Diego Maradona ia lë trajnerit Jorge Sampaoli, për të cilin thotë se nuk ka pse të kthehet në Argjentinë nëse vazhdon me lojëra të tilla, transmeton 

“Nëse Argjentina luan kështu edhe në ndeshjet e tjera, Sampaoli nuk ka pse të kthehet në Argjentinë”, ka thënë Maradona.

“Taktikat e tij ishin të turpshme. Edhe pse lojtarët e Islandës kanë një mesatare prej 1.90 metrash gjatësi, ne luanim me topa në ajër. Nuk e praktikuam fare lojën në tokë”.

“Nuk i fajësoj lojtarët. Faji është te përgatitja dhe thënë të vërtetën ata nuk janë fare të përgatitur”, ka theksuar ai.

Argjentina ndeshjen e radhës e luan të enjten përballë Kroacisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat