Ish-gjyqtari i FIFA-s: Goli i Zvicrës duhej anuluar

Botërori 2018

Ish-gjyqtari i FIFA-s: Goli i Zvicrës duhej anuluar

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 13:56
Zvicra-Brazil

Kombëtarja helvete morri një pikë të artë përballë Brazilit në ndeshjen e parë të Grupit E.

Zvicra shënoi golin e barazimit ndaj Brazilit në minutën e 50-të me anë të futbollistit Stefen Zuber, por për ish-gjyqtarin spanjoll Juan Andujar Oliver, ai gol duhej të anulohej, pas lojtari zviceran shtyn me duar Joao Mirandan, duke i prishur ekuilibrin dhe duke e penguar të kërcejë.

Lojtarët e Brazilit protestuan ndaj gjyqtarit kryesor që ai të shikonte VAR-in, por meksikani ishte i bindur, që goli qe i rregullt dhe nuk kishim të bënim me faull.

“Nuk duhej të pranohej goli, pasi lojtari zviceran shtyn me duar Mirandan, duke e penguar që të kërcente”, shpjegoi ish-gjyqtari Oliver, për gazetën Mara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat