“Një ditë i thashë mamasë: Gjërat do bëhen mirë, nuk do jemi më të varfër”

Botërori 2018

“Një ditë i thashë mamasë: Gjërat do bëhen mirë, nuk do jemi më të varfër”

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 14:34
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku po bëhet gati për të nisur Botërorin e dytë me Belgjikën.

Por sulmuesi thotë se jeta e tij nuk ka qenë kaq e mirë në fillimet e saj.

Ai ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar, duke theksuar se ato e kanë motivuar për t’u bërë futbollisti i famshëm që është sot.

Pasi babai i tij u tërhoq nga futbolli, familja nuk kishte as gjërat më bazike për të jetuar.

Sulmuesi megjithatë pretendon se fëmijëria e vështirë e ka nxitur për të ecur përpara.

“Mamaja ime përziente ujin me qumësht për të na ushqyer. Nuk flisja asgjë, thjesht haja drekën. Por betohem tek Zoti që bëra një premtim atë ditë. Dukej sikur dikush më zgjoi. E dija saktësisht se çfarë duhej të bëja”.

“Nuk mund ta shihja mamanë time duke jetuar ashtu. Jo, jo, jo”.

Sulmuesi i transferuar tek Manchester United për 75 milionë sterlina, thotë se ai është tip i fortë.

“Njerëzit në futboll preferojnë që të flasin për fuqinë mendore. Epo, unë jam tipi më i fortë që do të takoni ndonjëherë. Për shkak se mbaj mend kur uleshim në errësirë me mamanë dhe vëllain, duke thënë lutjet tona, duke menduar, besuar dhe ditur se do të ndodhte”.

“Një ditë i thashë mamasë: Gjërat do ndryshojnë. Do të luaj për Anderlehtin dhe do ndodhë shpejt. Do jemi mirë. Nuk duhet të shqetësohesh më”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat