Në evropë të drejtat televizive janë blerë për 930 milionë euro

Botërori 2018

Në evropë të drejtat televizive janë blerë për 930 milionë euro

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:04
Pamje nga një stadium

Federatat e shteteve gjenerojnë shumë enorme nga shitja e të drejtave televizive. Ligat e forta evropiane si psh: Premiere League, La Liga apo Serie A brenda sezonit fitojnë miliarda euro nga shitja e drejtave televizive.

Në Evropë të drejtat televizive janë blerë për 930 milionë euro, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada kap vlerën e 505 milionë euro transmetimi i drejtpërdrejt i ndeshjeve të Kupës së Botës.

FIFA nga të drejtat e televizive që mundëson mediumeve të transmetojnë ndeshjet e Kupës së Botës, në total do të mbledhë 2 miliardë e 625 milionë euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat