E pabesueshme ajo çfarë ndodhi në Islandë

Botërori 2018

E pabesueshme ajo çfarë ndodhi në Islandë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 19:12
Pamje nga një intervistë e islandezëve

Ndërsa Islanda bëri debutimin e saj të mrekullueshëm në Kupën e Botës së Rusisë, të shtunën, me një barazim 1:1 kundër Argjentinës, i gjithë kombi duket se po e shikonte kombëtaren e vet. 99.6 përqind e shikuesve nga televizorët në Islandë ishin të sintonizuar me ndeshjen.

Bota u habit të shtunën, kur portieri i Islandës, Hannes Halldorsson, ia doli t’i presë yllit argjentinas, Leo Messi, penalltinë. Messi pësoi një faull në zonën e islandezëve në minutën e 62-të të lojës, kur rezultati ishte 1:1, por dështoi nga pika e bardhë, duke marrë përsipër përgjgjegjësinë e mosmarrjes së 3 pikëve në grupin përkatës, në sfidën hapëse të këtij Botërori.

Islanda është kombi më i vogël, që ndonjëherë kualifikohet për një Kupë Botërore, me një popullsi prej rreth 337,000 njerëzish. Ky komb, gjithashtu, me fuqi të plotë e pa Islandën kur bëri debutimin e saj të madh në “Euro 2016”. Islanda mori një fitore historike 2-1 ndaj Anglisë, gjatë turneut të Francës, teksa 99.8 për qind e shikuesve televizivë ishin në ndjekje të kombëtares.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat