Anglia vuan por mposht Tunizinë, Harry Kane hero

Botërori 2018

Anglia vuan por mposht Tunizinë, Harry Kane hero

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 20:22
Foto nga ndeshja

(E plotësuar) - Harry Kane ka mposhtur Tunizinë dhe ato miliona mushkonja në Volgograd Arena të Volgogradit duke shënuar dy golat e fitore së Anglisë ndaj Tunizisë në ndeshjen e cila përfundoi me rezultatin 2-1.

Ishte një ndeshje delikate dhe me shumë pengesa për anglezët, por lojtari që ka prekur më pak topa në fushë ishte ai që shënoi dy golat e fitores për anglez

Anglia e nisi menjëherë mirë duke sulmuar me shumë lojtarë dhe duke ushtruar presion mbytës sa herë që humbet topin. Pas disa mundësive të arta të Sterling dhe Lingard, ishte Harry Kane ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 11’. Anglia vazhdoi lojën e mirë por shpërdoroi raste të tjera që mund të kishte mbyllur ndeshjen.

Dhe teksa tunizianët nuk kishin tentuar asnjëherë të bënin diçka në sulm, një kros pa pretendime detyron Walker të përdorë bërrylin ndaj kundërshtarit dhe për arbitrin është e qartë, njëmbëdhjetëmetërsh. Sassi barazon rezultatin nga penalltia dhe ndeshja nis nga e para.

Pjesa e dytë nuk është aq intensive sa ajo e para. Tunizia mbrohet më mirë dhe anglezët janë lodhur mjaftueshëm për të bërë atë presingun e fillimit të ndeshjes. Mundësitë për anglezët nuk munguan, dhe në minutën e parë shtesë ka qenë sërish Harry Kane që i ka dhënë avantazhin dhe fitoren Anglisë.

Tunizia-Anglia  1:2

Stadiumi "Volgograd Arena".

Gjyqtar: W. Roldan (Kolumbia).

Shënues: Sassi (35'-nga penalltia) - Kane (11' e 90+1).

Kartonat e verdhë: Walker.

Tunizia: Hassen (Ben Mustapha 16'), Bronn, Ben Youssef, Meriah, Maaloul, Skhiri, Sassi, Sliti (Ben Amor 73'), Khazri (Khalifa 85'), Badri, Ben Youssef.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Henderson, Ali (Loftus - Cheek 80'), Lingard (Dier 90+3'), Young; Sterling (Rashford 68'), Kane.

Grupi G

Belgjika-Panama  3:0

Tunizia-Anglia      1:2

Tabela

1. Belgjika      1      1      0      0      3

2. Anglia 1      1      0      0      3

3. Tunizia      1      0      0      1      0

4. Panama             1      0      0      1      0

Anglia shënon në fund

Anglia ka arritur të rikthejë epërsinë.

Anglezët kanë shënuar në minutën e fundit të ndeshjes me anë të Harry Kane.

Kane shënoi me kokë golin e dytë të tij individual dhe të dytin për Anglinë, Gol i cili siguron tre pikët e para për Anglinë.

Image

Fillon pjesa e dytë Angli – Tunizi, gjithçka baraz

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Angli – Tunizi.

Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Angli – Tunizi

1 me 1 është rezultati përfundimtar i pjesës së parë mes Anglisë dhe Tunizisë.

Harry Kane dhe Ferjani Sassi realizuan golat në 45-minutëshin e parë.

Tunizia fiton penallti përballë Anglisë, ja çfarë bën sulmuesi

Tunizia ka befasuar të gjithë pasi ka barazuar rezultatin 1-1 përballë Anglisë.

Anglia po dominonte lojën erdhi një 11-metërsh i fituar nga tunizianët.

Në minutën e 36’ ishte Ferjani Sassi ai i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Image

Anglia në epërsi

Anglezët kanë arritur të shenojnë golin e parë në ndeshje.

Kanë mjaftuar vetëm 11 minuta që Anglia të kalojë në avantazh 1-0 përballë Tunizisë.

Ishte i shumëprituri Herry Kane ai i cili mposhti portierin kundërshtar.

Image

Tunizia – Anglia, fillon ndeshja

Në Volgograd Arena zhvillohet ndeshja e fundit e ditës

Anglia dhe Tunisia takohen , për të filluar kampionatin e tyre botëror në Rusi.

Anglija shihet si favoriti kryesor në ndeshje, por në këto pesë ditë në kampionatin botëror nuk ka pasur favoritë, andaj sonte çdo gjë është e mundshme.

Tunizia – Anglia, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet me të cilat dy kombëtaret do ta nisin rrugëtimin e tyre në Botëror.

Ndeshja e fundit e ditës së pestë të Botërorit, vë përballë Tunizinë dhe Anglinë.

“Tre Luanët”, që kërkojnë të shmangin turpërimin e para katër viteve, duhet të fillojnë kampionatin me një fitore.

Trajneri Gareth Southgate ka preferuar të luajë me formacionin 3-5-2, ku sulmit do t’i prijnë dyshja, Harry Kane dhe Raheem Sterling.

Në anën tjetër Tunizia do të tentojë të shkaktojë befasinë e radhës në këtë Botëror.

Formacionet zyrtare:

Tunizia: Hassen; Bronn, Ben Youssef, Meriah, Maaloul, Ben Youssef, Skhiri, Sassi, Badri, Khazri, Sliti.

Anglia: Pickford; Walker, Stones; Maguire, Henderson, Trippier, Lingard, Alli,

Young; Kane, Sterling.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat