Rekord i islandezëve, të gjithë banorët përcollën kombëtaren e tyre ndaj Argjentinës

Botërori 2018

Rekord i islandezëve, të gjithë banorët përcollën kombëtaren e tyre ndaj Argjentinës

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 14:17
Rekord i islandezëve

Një prej ekipeve më simpatike të Kampionatit Botëror, është kombëtarja e Islandës.

Ndonëse një shtet me vetëm 340 mijë banorë, Islanda po vazhdon të lërë gjurmë në futboll, ku pas një Kampionati Evropian për t’u mbajtur mend në Francë, ia doli të ndalë Argjentinën në ndeshjen debutuese, në Rusia 2018.

Mjaft të famshëm për korin e tyre në mbështetje të skuadrës, islandezët këtë herë shënuan një tjetër rekord, gjatë transmetimit të ndeshjes.

Televizioni shtetëror RUV njoftoi se 99.6 % e islandezëve kanë ndjekur ndeshjen mes Islandës dhe Argjentinës, luajtur të shtunën në mesditë.

Kjo shifër është e jashtëzakonshme dhe ka thyer rekordin që mbahej nga ndeshja e 1/8-ave të Evropianit, kundër Anglisë, që u ndoq nga 58.8 % e islandezëve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat