Botërori është shpresa e Son për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak në Korenë e Jugut

Botërori 2018

Botërori është shpresa e Son për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak në Korenë e Jugut

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 14:33
Heung-min Son

Një prej lojtarëve më të mirë të Koresë së Jugut, shpreson t’i shpëtojë ushtrisë.

Heung-min Son është padyshim ylli i Koresë së Jugut dhe shihet si shpresa më e madhe që ka kjo përfaqësuese për të ecur përpara në Botëror, ndonëse pas disfatës në ndeshjen ndaj Suedisë, duket paksa e pamundur.

Por edhe Son është i interesuar që Kombëtarja e vendit të tij të arrijë një rezultat sa më të mirë në këtë turne, pasi i duhet për të shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vendlindje.

Ylli i Tottenhamit, nuk ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të cilit i nënshtrohet çdo shtetas në Korenë e Jugut deri në moshën 28 vjeçare.

Të gjithë i nënshtrohen këtij rregulli por në raste të rralla, ka shtyrje, apo edhe pezullim vendimesh.

Son ka siguruar një shtyrje të ekzekutimit të vendimit deri në verën e vitit 2019 dhe shpreson që nëpërmjet justifikimit të “arritjeve të mëdha sportive”, t’i anulohet plotësisht detyrimi për paraqitje.

Një gjë e ngjashme ndodhi në vitin 2002, kur yllit Park Ji-Sung iu garantua shmangia nga ky detyrim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat