Brazili në telashe me Neymarin

Botërori 2018

Brazili në telashe me Neymarin

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 17:21
Brazili në telashe me Neymarin

Brazili është në alarm për faktin se Neymar ka pësuar një lëndim.  Kështu që, telashe të reja për stafin teknik të Brazilit për sa i përket gjendjes fizike të Neymarit i cili ka dalë duke çaluar nga stërvitja e së martës. Ylli i PSG-së së fundmi është riaftësuar nga një lëndim që e mbajti larg fushave për katër muaj. Pas dy paraqitjeve të mira në miqësoret përgatitëse të Kampionatit Botëror, sulmuesi me vlerë 222 milionë euro luajti për 90 minuta gjatë barazimit 1:1 ndaj Zvicrës ditën e diel. Por kur skuadra e Tites u rikthye në qendrën stërvitore ditën e martë, Neymar ishte i paaftë të mbyllte seancën. Neymar dukej i qetë dhe në humor të mirë në fillim të stërvitjes, por më pas u largua nga shqetësimet e këmbës së djathtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat