Rusia nuk është më surprizë, Salah i pafuqishëm për të shpëtuar Egjiptin

Botërori 2018

Rusia nuk është më surprizë, Salah i pafuqishëm për të shpëtuar Egjiptin

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 19:31
Foto nga ndeshja

(E plotësuar) - Rusia i ka befasuar të gjithë edhe në ndeshjen e dytë në grupe. Pasi fitoi me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite, organizatorët e Botërorit i shënojnë 3 gola Egjiptit, i cili golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi me Salah.

Me sulmuesin e Liverpool në fushën e lojës, Egjipti u mendua se do të ishte një “kockë e vështirë” për Rusinë, por nuk rezultoi aspak kështu.

Edhe pse pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, në të dytën rusët arritën të shënojnë 3 herë. Fillimisht ishte një autogol nga Fathy, më pas shënuan edhe Cheryshev e Dzyuba.

Ndërkoë, Salah, i cili ishte në fushën e lojës që nga minuta e parë, reagoi vonë, vetëm në minutën e 73, kur ktheu në gol një 11-metërsh.

Me 8 gola të shënuar dhe 6 pikë në dy ndeshjet e para, Rusinë vetëm matematika nuk e lejon të jetë zyrtarisht skuadra e parë e 1 të 16-tave të këtij Botërori.

Image

Salah ri-hapë ndeshjen, Egjipti provon përmbysjen

Kombëtarja e Egjiptit ka shënuar golin e parë në takimin e sotëm ndaj Rusisë.

Mohamed Salah ka shënuar golin e parë të Egjiptit në këtë takim dhe në këtë kompeticion në përgjithësi.

Salah ka shënuar gol në minutën e 73’të të takimit.

Rezultati aktual i takimit është 3-1.

Image

Rusia ‘shkatërron’ Egjiptin e Salah, 3 gola në pak minuta

Rusia ka kaluar në avantazh në pjesën e dytë 3-0 përballë Egjiptit.

Ndoshta askush nuk e priste por Ahmed Fathy shënoi autogol duke gjetur të papërgatitur shokët e skuadrës.

Por pas këtij rasti ka ardhur edhe goli i dytë dhe pak mëpa edhe ai i tretë i Rusisë.

Egjipti dhe Salah kanë rënë në heshtje.

Image

Egjipti pëson autogol, 1-0 për Rusinë

Është shënuar goli i parë në ndeshjen Rusia – Egjipti.

Kapiteni i Egjiptit ka shënuar një autogol qesharak me të filluar pjesa e dytë e takimit.

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Rusia – Egjipt

Ka përfuduar pjesa e parë e ndeshjes së parë të fazës së dytë në grupe.

Rusia dhe Egjipti janë duke zhvilluar një ndeshje të barabartë dhe të fokusuar në mesfushë.

Egjipti pati një rast të mirë shënimi, por lojtarët egjiptian nuk u treguan të saktë para portës, ndërkaq keq nuk mbeti as Rusia e cila me një sulm agresiv është duke I shkaktuar problem të mëdha mbrojtjes së egjiptit.

Rezulti pas pjesës së parë është 0-0 dhe mbeten edhe 45 minuta për të kuptuar rezultatin final.

Nis në Shën Petersburg Egjipt- Rusi, Salah në fushë kërkon 3 pikët

Po luhet në “Saint-Petersburg Stadium” ndeshja e Grupit A mes Rusisë dhe Egjiptit.

Rusi 0-0 Egjipt

Image

Do të nisë me ndeshjen Rusi-Egjipt raundi i dytë i takimeve në grupet e Botërorit.

Skuadra vendase vjen pas një fitoreje kundër Arabisë Saudite në ndeshjen hapëse, ndërsa ‘faraonët’ pas një humbje me Uruguain ndaj sot është mundësia e fundit për të kapur trenin që të dërgon në fazën me eliminim direkt.

Lajm i mirë për afrikanët është se Mohamed Salah, futbollisti i cili ishte i dëmtuar që nga finalja e “Champions League” do të jetë titullar në këtë ndeshje.

Rusia - Egjipt, formacionet zyrtare

Sot nisin edhe ndeshjet e dyta të grupeve.

Ndeshja e parë e raundit të dytë të grupeve zhvillohet sot mes Egjiptit dhe Rusisë me fillim nga ora 20:00.

Egjipti në takimin e parë ka humbur ndaj Uruguait me rezultatin 0-1, ndërsa Rusia në ndeshjen hapëse të turneut fitoi me rezultatin e thellë 5-0.

Pak para fillimit të duelit, Egjipt – Rusia, janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah do të startojë në këtë takim nga minuta e parë.

Egypt XI vs Russia: El Shenawy, Abdelshafy, Hegazy, Gabr, Fathy, Hamed, Elneny, Trezeguet, Elsaid, Salah, Mohsen

Russia XI vs Egypt: Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Zhirkov, Gazinskiy, Zobnin, Samedov, Golovin, Cheryshev, Dzyuba.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat