Iran - Spanjë, a do të ndodh befasia?

Botërori 2018

Iran - Spanjë, a do të ndodh befasia?

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 10:19
Iran - Spanjë

Iran mund të ketë marrë tri pikët në ndeshjen e parë kundër Marokut, por loja e tyre nuk ka qenë aspak bindëse.

Në fakt, ata kanë realizuar vetëm dy gjuajtje në portë gjatë gjithë ndeshjes dhe kanë patur vetëm 32% të zotërimit të topit. Gjithashtu, goli që ka vendosur ndeshjen në favor të tyre është realizuar nga një lojtar i ekipit kundërshtar.

Mund të thuhet se Irani ka qenë i vështirë për t’u mundur në vitet e fundit, por edhe se kundërshtarët e tyre nuk kanë qenë nga më të mirët. Në fakt, ata nuk kanë fituar nga një skuadre të renditur mes 20 të parave në klasifikimin e FIFA-s që nga 2015-a, kur kanë mundur Kilin në një miqësore.

Madje, ata janë mundur nga Tinizia dhe Turqia në 2018-ën. Të mërkurën në mbrëmje, ata do të përballen me Spanjën, një nga kombëtaret favorite për të fituar Botërorin. Aventura e spanjollëve në Rusi nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke parë se trajneri është zëvendësuar një ditë para fillimit të Kupës së Botës.

Vendin e tij e ka marrë legjenda e Real Madrid, Fernando Hierro, i cili ka nisur aventurën e tij si trajneri i Spanjës me një barazim 3-3 kundër Portugalisë në ndeshjen hapëse të Grupit B. Tani, Spanja do të kërkojë të marrë fitoren e parë në Kupën e Botës dhe nuk pritet ta ketë shumë të vështirë arritjen e këtij objektivi.

Sergio Ramos me shokë mund të jenë dukur në vështirë kundër Portugalisë, por nuk pritet të kenë probleme kundër një ekipi si Irani. Nga ana tjetër, ata kanë shënuar 35 gola në 11 ndeshje, me të paktën 3 gola të realizuar në shtatë prej këtyre takimeve.

Formacionet – Iran do të ketë në dispozicion Saeid Ezatolahi, i cili ishte i skualifikuar, por trajneri Queiroz mund të vendosë të lërë në stol dhe të mos bëjë asnjë ndryshim në formacion. Për sa i takon Spanjës, Nacho duhet të jetë titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke parë se Dani Carvajal nuk ka rikuperuar akoma plotësiht formën. Thiago mund të aktivizohet në vend të Koke, ndërsa Diego Costa do të udhëheqë sulmin pas dy golave të shënuar kundër Portugalisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat