Ilija Petkoviq çudit: Keni kujdes nga shqiptarët e Kosovës!

Botërori 2018

Ilija Petkoviq çudit: Keni kujdes nga shqiptarët e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2018 Në ora: 11:55
Ilija Petkoviq

Shqiptarët janë në shënjestër nga serbët. Frika është nga shqiptarët e Zvicrës. Iu frikësohen Xherdan Shaqirit, Blerim Xhemailit, Valon Behramit e Granit Xhakës.

“Ish trajneri i Jugosllavisë që nuk ekziston, pretendon se kundërshtari i ardhshëm i Serbisë në Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”, ka një përbërje serioze dhe se lojtarët nga Kosova dhe Metohija do të kenë një motiv të veçantë të premten”, shkruan ‘Kurir’, një portal serb.  Petkoviq ka analizuar rivalin e Serbisë, Zvicrën.

Petkoviq beson se Serbia është gati për këtë ndeshje sepse kundërshtari është i përforcuar nga lojtarët me origjinë shqiptare, është jashtëzakonisht i motivuar. “Zvicra është një ekip shumë serioz, Brazili ishte i pari që e ndjeu atë në lëkurën e tyre. Ata janë jashtëzakonisht të disiplinuar, marrin urdhra dhe i përmbushin ato pa dallim në terren. Nuk është rastësi që ata humbën vetëm nga Portugalia në kualifikime”, kështu tha mes të tjera Petkoviq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat