Nëna e Messit: Ne qajmë kur ai…

Botërori 2018

Nëna e Messit: Ne qajmë kur ai…

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 16:10
Nëna e Messit: Ne qajmë kur ai…

Familja e yllit të Argjentinës, Messit, duket shumë e prekur nga kritikat që djali i tyre ka marrë kohet e fundit. Argjentina nuk shkoi më larg se një barazim 1-1 kundër Islandës dhe një mori kritikash vërshuan kundër Messit, pasi ai humbi penalltinë që mund të kishtë fituar ndeshjen. Gruaja e tij Antonela i ka çuar mesazhe dashurie dhe force përmes instagramit, të njëjtën gjë ka bërë edhe Fernando Alonso. Nëna e Messit, ka dhënë një intervistë në programin “ El dia de Mariana”, në kanalin argjentinas, “El Trece”.

“Në të vërtetë njerzit e duan shumë dhe ai e transmeton këtë. Leo  e vlerëson shumë kombëtaren. Une shoh pritshmëri te ai, sepse dëshiron të sjellë Kupën e Botës në Argjentinë, bashkë më shokët e tij. Nëse e shohim Mesin të vuajë si ndaj Islandës, në qajmë të gjithë, këto kritika e lëndojnë ato dhe ne si familje. Kam 4 fëmijë, dhe i dua shumë. Leo është hyjnor, i thashë të bëjë atë që di të bëjë më mirë” përfundon mamaja e Mesit, i cili kohët e fundit po merr një lumë kritikash për paraqitjen e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat