Për Brazilin, të gjitha ndeshje si finale

Botërori 2018

Për Brazilin, të gjitha ndeshje si finale

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 16:17
Philippe Coutinho

Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho ka këmbëngulur që skuadra e tij do të trajtojë çdo lojë "si një finale" përpara ndeshjes së grupit të dytë të grupit E kundër Kosta Rikës.

“Ne kemi thënë pas ndeshjes së fundit që duhet të përmirësojmë. Të gjitha ndeshjet janë si një finale, madje edhe më shumë në Kupën e Botës. Ne duhet të marrim përgjegjësi. Ky takim është i rëndësishëm dhe ne po kërkojmë tre pikë. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, shumë tifozë mendojnë se për shkak se jemi në Brazil, ne do të fitojmë me lehtësi dhe do të shënojmë shumë gola, sot të gjithë janë më të përgatitur për Kupën e Botës”, tha Coutinho.

"Ky ishte mesazhi që morëm nga loja e parë, ne duhet të jemi 110 për qind për të fituar ndeshjet tona, kemi folur për mundësitë dhe mënyrat për kualifikim dhe pikë, kemi pasur një takim për këtë, por kemi hyrë në fushë duke synuar të fitojmë”, përfundoi ylli i Barcelonës, Coutinho, raporto oranews.tv.

Pesë herë kampionët e botës u ndalën në një barazim 1-1 nga Zvicra në takimin e parë, me Coutinho që ishte autori i golit për kombëtaren e "Seleçaos".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat