Serbisë shoveniste çdo gjë që flet shqip i pengon fortë! Një farë portali serb, “Veçernj Novosti’ aq lart ka shkuar saqë në shkrimin e saj në një moment ballafaqimin e Serbisë me Zvicrën e ka quajtur se po takohen edhe me të ashtuquajturën Shqipëria B. Ndeshja që do të zhvillohet me 22 qershor në Kaliningrad mes Zvicrës dhe Serbisë në kuadër të grupit E, gjithsesi së zgjon vëmendje të madhe dhe që do të jetë një ndeshje më shumë se sportive. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili luajnë në petkun e Zvicrës, katërshja shqiptare është aq e frikshme për serbët, saqë edhe serbët janë në panik sepse e din se shqiptarë do të japim më shumë se 10 përqindshin.