Shpërthen marokeni: VAR-i nuk punon!

Botërori 2018

Shpërthen marokeni: VAR-i nuk punon!

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:17
Nordin Amrabat

Nordin Amrabat ka kritikuar mungesën e përdorimit të VAR-it në humbjen 1:0 te Marokut nga Portugalia. Futbollisti Amrabat, i cili luajti megjithëse pësoi një lëndim në kokë gjatë ndeshjes hapëse ndaj Iranit, mendon se ekipi i tij meritonte më shumë. “Mendoj se meritonim më shumë. Meritonim fitoren. Kishim pesë, gjashtë raste të pastra, ata nuk krijuan asgjë. Ata vetëm mbrojtën. Edhe Cristiano ishte në gjysmëfushën e tyre. Ata flasin për VAR-in por nëse nuk e përdor atëherë nuk ka për të funksionuar”, ka thënë Amrabat. Maroku në dy takime ka po aq humbje, me rezultat identik 1:0 nga Irani përkatësisht Portugalia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat