Përballja me Kroacinë është “jetike” për Argjentinën…

Botërori 2018

Përballja me Kroacinë është “jetike” për Argjentinën…

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 09:02
Leo Messi

Pas barazimit zhgënjyes 1-1 kundër Islandës, Argjentina ka domosdoshmërinë të tregojë forcën në ndeshjen e dytë të “Rusi 2018” kundër Kroacisë, si kusht thelbësor për t’u kualifikuar në raundin e ardhshëm. Nga ana tjetër, Kroacia është në pozita shumë komode, pas fitores 2-0 ndaj Nigerisë.

“Legjenda” argjentinase, Diego Armando Maradona, nuk i ka kursyer kritikat ndaj trajneri Sampaoli, duke e cilësuar si fajtorin kryesor për barazimin ndaj Islandës, të cilin ai e ka quajtur si humbje. Ndërsa Kroacia, në rast fitoreje do të siguronte një biletë për në 1/8-t e finaleve.

Kurioz është fakti se bilanci i të dy këtyre ekipeve në gjashtë ndeshjet e fundit është 3 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Diferenca e golave është gjithashtu identike, 11-11 për Argjentinën dhe 5-5 për Kroacinë.

Argjentina ka fituar dy nga katër ndeshjet e mëparshme kundër kroatëve, që kanë një fitore, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim. Lionel Messi, i cili humbi 11-metërshin vendimar ndaj Islandës, për të cilin po flet e gjithë bota, realizoi golin e fitores ndaj Nigerisë në përballjen e fundit mes këtyre dy skuadrave në vitin 2012. Numri 10 mbetet lideri i Argjentinës, ndërsa Luka Modric dhe Ivan Rakitic janë dy futbollistët më të rëndësishëm të Kroacisë.

Si Argjentina ashtu edhe Kroacia kanë mbyllur pa pësuar gol tre nga gjashtë ndeshje e fundit. Gjashtë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Argjentinës kanë prodhuar më pak se tre gola. Në dhjetë ndeshjet e fundit Kroacia ka pësuar tetë gola, ndërsa në të njëjtin numër ndeshjesh Argjentina ka pësuar 13 gola.

Formacionet e mundshme:

Argjentina: Caballero, Mercado, Otamendi, Tagliafico, Salvio, Mascherano, Meza, Acuna, Messi, Aguero, Pavon.

Kroacia: Subasic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic; Rakitic, Badelj, Brozovic, Modric, Perisic; Mandzukic?.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat