Ikni Shaqiri, krejt serbët në Serbi futen nëpër bodrume!

Botërori 2018

Ikni Shaqiri, krejt serbët në Serbi futen nëpër bodrume!

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 11:58
Shaqiri

Koment

“Ikni Shaqiri, krejt serbët në Serbi futen nëpër bodrume!”, e nisi këtë titull me një ironi të madhe me serbët shovenistë! Sepse nuk ke si mos të ironizosh apo tallesh me Serbinë shoveniste, e cila ka ditë që bënë luftë speciale kundër djemve tanë të artë, si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, që besa edhe Blerim Xhemailit.  

Po të kishin mundësi serbët edhe do t’i arrestonin këta djem tanë që përfaqësojnë Zvicrën! Zvicra është mik i madh i shqiptarëve dhe fitorja e Zvicrës nuk do të jetë vetëm e Zvicrës por e kudo që janë e jetojnë e veprojnë shqiptarët, sigurisht se do ta festojnë! Dhe Serbia shoveniste duket se janë në sikletin më të madh, hiq mos e zi se ka edhe serbë që kanë ble barna qetësuese, këtë e shkruaj me ironi ose edhe nga bodrumet mund ta shikojnë lojën, nga frika e ndonjë rakete që mund të vijë nga Xherdan Shaqiri në drejtim të Beogradit!

Sepse sipas luftës speciale që bëjnë ata, i vije se çdo goditje e Xherdan Shaqirit në portë do të jetë njësoj sikur ta sulmosh Serbinë me raketa Tomahawk dhe jo top futbolli. Nëse lexon shtypin serb, ndeshja Zvicër – Serbi, nuk është lojë futbolli, por luftë! Çmenduri e Serbisë. Sigurisht se edhe kokën do ta mbajnë lart nga qielli, se mos vallë po bie ndonjë dron me Flamurin e Kosovës e te Xherdan Shaqirit, se harrojnë se Shaqën e kanë në fushë, që besa edhe mund të ndodhë, kështu mendojnë ata. Mund të ndodhë të koritet Kaliningradi me Serbinë që nuk ka ditë që nuk vajton dhe e ka paniku nga Shaqa!

Paramendoni në fund të ndeshjes sikurse t’i ndërroni këpucët Shaqiri e Kolarovi! E sigurt është, se Shaqiri do t’i fus në panik serbët.  Shaqirin, kur e sulmojnë shumë, gjithmonë si shpërblim kundërshtarit i jep gol nga rreth 20 metra. Ta shohim nesër në orën 20.00.   Duket se bota moderne po kënaqej duke qeshur me budallaqet serbe që ka ditë që merren me Shaqën dhe Këpucët e tija.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat