Ç’po paralajmëron Klose: Ka lojtarë pa luajtur, që janë të uritur…

Botërori 2018

Ç’po paralajmëron Klose: Ka lojtarë pa luajtur, që janë të uritur…

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 18:14
Klose

Gjermania mund ta ndryshojë paraqitjen dhe ka çfarë të ndryshojë, pranoi të enjten në Sochi golashënuesi historik i Kupave Botërore dhe i “Mannschaft”, Miroslav Klose, dy ditë para sfidës “jetë a vdekje” kundër Suedisë. Kujtojmë se kampionët e botës në fuqi e kanë humbur 1-0 ndeshjen e parë të këtij Botërori, kundër Meksikës.

“Ne kemi shumë lojtarë, që nuk kanë luajtur dhe janë të uritur e të etur për të luajtur, – ka thënë Klose, i cili ka ardhur në Rusi si stërvitës i sulmuesve të kombëtares gjermane. Klose, i cili mbushi 40 vjeç më 9 qershor, pranoi se Gjermania është në vështirësi dhe se tani i ndalohet çdolloj gabimi. Pa hequr dorë nga fitimi i titullit të dytë botëror radhazi, lojtari i lindur në Poloni pohoi se bindja e brendshme është e tillë: “Kemi gjashtë ndeshje të jetës dhe të vdekjes”.

Ai shtoi se, edhe me variablat që ka trajneri Joachim Löw në stol, ekipi është i qëndrueshëm dhe di t’iu përgjigjet këtyre vështirësive. Klose saktësoi se vendimet përfundimtare do të merren pas dy trajnimeve të mbetura në lidhje me formacionin startues kundër Suedisë, të shtunën, në qytetin e Sochit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat