Ramirez: Barazimi ndaj Brazilit është shumë pak

Botërori 2018

Ramirez: Barazimi ndaj Brazilit është shumë pak

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 18:18
Oscar Ramirez

Trajneri i Kosta Rikës Oscar Ramirez nuk ka vendosur akoma për një strategji specifike, për të ndalur yllin brazilian Neymar.

“Kemi parë se ndaj tij mund të luhet në mënyrë agresive. Por nuk duam të bëjmë aksione jashtë rregullave,” shprehet trajneri 53-vjeçar në prag të sfidës ndaj Brazilit.

Ramirez kërkon të marrë një rezultat pozitiv ndaj Brazilit, në mënyrë që të ketë mundësi të kualifikohet në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës.

Të gjithë do të ishin dakord për një barazim, por Ramirez jo, ai do të luajë për fitore.

“Nëse do të thosha se do të isha i kënaqur, do të thoshte se nuk do të besoja te fitorja. Por unë dua një fitore dhe e di se goditjet standarde janë një armë shumë e fortë.”

Ramirez bëri bujë 10 ditë më parë kur, pas miqësores së humbur 4-1 me Belgjikën, tha për Hazard: “Numri 10 i tyre na shkatërroi, por nuk ia di emrin”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat