Plot 679 minuta pa shënuar në një Botëror – Statistikat shokuese që tregojnë se Messi ishte “hije” ndaj Kroacisë!

Botërori 2018

Plot 679 minuta pa shënuar në një Botëror – Statistikat shokuese që tregojnë se Messi ishte “hije” ndaj Kroacisë!

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 22:48
Hija e Messit u shfaq në fushë, jo Lionel Messi

Lionel Messi dhe Argjentina morën një tjetër goditje në një tjetër Kampionat Botëror.

Skuadra e udhëhequr nga superylli i Barcelonës pati paraqitje edhe më të dobët se sa ndaj Islandës duke regjistruar humbje të thellë prej 3-0 ndaj Kroacisë.

Pas kësaj disfate Argjentina duhet të shpresojë në rezultat pozitiv të Nigerisë dhe të mposhtë po këtë kombëtare në ndeshjen e fundit.

Kroacia ishte aq kompakte sa që nuk pati nevojë që të fokusohet te Messi, i cili u përplas në strukturën e çeliktë taktike të kroatëve.

Lionel Messi preku 47 herë topin në këtë takim, duke realizuar 23 pasime dhe 5 driblime.

Superylli i Barcelonës bëri vetëm 1 goditje në drejtim të portës së Kroacisë dhe në periudha të gjata u shfaq i parrezikshëm.

Për Messin kjo ishte një tjetër ndeshje pa shënuar në një Botëror, dhe kështu bëhen 675 minuta që kur Messi për herë të fundit ka shënuar në një Kampionat Botëror.

E paimagjinueshme që magjistari i Barcelonës të eliminohet nga Botërori qysh pas fazës grupore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat