Lionel Messi mund të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar pas paraqitjeve jo të mira të Argjentinës në Kupën e Botës.
Kështu mendon bashkëvendësi i tij, Pablo Zabaleta, që tani luan në radhët e West Ham United.
Shpresat e Argjentinës për të kaluar grupin janë shumë të vogla pas humbjes 3:0 nga Kroacia.
“Më vjen keq për Lionel Messin”, ka deklaruar Zabaleta për BBC.
“Ky ishte shansi i tij i fundit për të fituar diçka me Argjentinën, kështu që nuk do të ishte befasi nëse ai pensionohet nga futbolli ndërkombëtar pas kësaj”.
“Ai do të jetë shumë i zhgënjyer dhe për botërorin tjetër në Katar duhet pritur edhe katër vite”.