Lojtarët e Francës dominojnë formacionin e ditë së tetë të Kampionatit Botëror

Botërori 2018

Lojtarët e Francës dominojnë formacionin e ditë së tetë të Kampionatit Botëror

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 06:28
Formacioni

Dita e tetë e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ ishte një ditë me shumë ndeshje të bukura në fushë.

Filloi me barazimin 1-1 mes Danimarkës dhe Australisë, vazhdoi me fitoren 1-0 të Francës ndaj Perus dhe përfundoi me fitoren e madhe të Përfaqësueses së Kroacisë ndaj asaj të Argjentinës me rezultat 0-3.

Edhe pse Franca fitoi me rezultat minimal, lojtarët e saj dominojnë formacionin e ditë së përpiluar nga BR Football:

Portier: Hugo Lloris (Francë).

Mbrojtësit: Sime Vrsaljko (Kroaci), Raphael Varane (Francë), Andreas Christensen (Danimarkë), Aziz Behich (Australi).

Mesfushorët: N’Golo Kante (Francë), Ivan Rakitic (Kroaci), Luka Modric (Kroaci), Paul Pogba (Francë).

Sulmuesit: Kylian Mbappe (Francë), Olivier Giroud (Francë).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat