Pogba: Kante dhe Matuidi i kanë nga 15 mushkri

Botërori 2018

Pogba: Kante dhe Matuidi i kanë nga 15 mushkri

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 06:57
Festimi i golit

Paul Pogba thotë se mesfushorët N’Golo Kante dhe Blaise Matuidi duhet të kenë “15 mushkri” për shkak të mbulimit të mrekullueshëm të lojës ndaj Perusë.

Kante dhe Matuidi kanë shkëlqyer duke qenë të pathyeshëm në mesfushë.

Pogba ishte i përfshirë në golin e Mbappes që ishte goli i vetëm i takimit, por mesfushori pati kompliment interesant për bashkëlojtarët e tij në mesfushë.

“Dyshja ime me Kanten? Është aq lehtë të luaj me Kanten”.

“Ai është gjithandej në fushë. Ai duhet të ketë 15 mushkri”.

“Blaise ka 15 mushkri po ashtu. Unë jam i rrethuar me talentë të mëdhenj”, deklaroi Pogba.

Edhe pse Franca ka qenë larg prej të qenurit impresive deri tash në Kampionat Botëror, Pogba thotë se së paku ata e kanë kryer punën duke i fituar dy ndeshjet e para. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat