Dalic: Argjentina nuk ishte e hutuar, ne ishim të shkëlqyeshëm

Botërori 2018

Dalic: Argjentina nuk ishte e hutuar, ne ishim të shkëlqyeshëm

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 07:14
Zlatko Dalic

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka folur pas fitores së ekipit të tij ndaj Argjentinës me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë të grupeve në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Kroacia e ka mposhtur Argjentinën me rezultat të thellë dhe trajneri i tyre është shumë i lumtur me paraqitjen dhe karakterin e ekipit të tij.

“Që nga dita e parë kam besuar në ekipin tim. Nuk besoja se do të kalonim pas ndeshjes së dytë, por besoja që do të ishim përfundimisht tutje”.

“Argjentina nuk ishte e hutuar, ne ishim të shkëlqyeshëm”.

“Ne kemi kaluar nga grupi pas dy ndeshjeve. Ne kemi mposhtur Argjentinën me lojtarin më të mirë në botë – Messi – dhe ne luajtëm një ndeshje fantastike”.

“Gjithçka ishte në nivel të lartë, por duhet të jemi të qetë, të përulur, dinjitoz dhe të vendosim një ndryshim të mirë në një mënyrë të disiplinuar dhe të përgjegjshme dhe si një ekip”.

“Dua që lojtari im i 22-të në skuadër të jetë po aq i mirë sa edhe i pari”.

“Uria dhe dëshira për fitore: kjo është mënyra e vetme për të arritur diçka”.

“Askush nuk është më i lumtur se unë, por duhet të jem i qetë, i përbërë dhe të mbaj këmbët në tokë”, përfundoi trajneri kroat. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat