Zviceranët: Sot na duhen “11 Behrama” për ta mposhtur Serbinë

Botërori 2018

Zviceranët: Sot na duhen “11 Behrama” për ta mposhtur Serbinë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 09:03
33 vjeçari ishte fantastik në ndeshjen kundër Brazilit, duke e bërë që Neymar të duket si një futbollist i kalibrit të ulët.

Zvicra sonte luan ndeshjen e dytë në Kupën e Botës.

Helvetët në këtë xhiro do të ndeshen me Serbinë dhe fitorja është obligim.

Mirëpo mediat zvicerane shpresën më të madhe e kanë te futbollistët shqiptar, e në veçanti te mesfushori, Valon Behrami.

33 vjeçari ishte fantastik në ndeshjen kundër Brazilit, duke e bërë që Neymar të duket si një futbollist i kalibrit të ulët.

“Blick” në ballinën e numrit të sotëm ka bërë formacionin e Zvicrës, duke përfshirë në çdo pozicion Valon Behramin.

Kujtojmë se futbollistët shqiptar që luajnë për Zvicrën janë kritikuar tejmase nga serbët për shkak të flamurit të Kosovës që mbartin në këpucët e tyre.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat