Vazhdon lufta speciale e Serbisë kundër futbollistit Xherdan Shaqirit dhe siç duket çdo imtësi të trimit tonë, e përcjellin më shumë vëmendje.
Portali serb ‘Alo’ ka shkruar se në orët e mëngjesit të sotëm serbët ndihen të provokuar nga fshati Zhegër që është afër Gjilanit, fshat i lindjes së Shaqirit.
“Në fshatin e Xherdan Shaqirit, në mëngjes janë vënë Flamujt e Zvicrës nëpër shtëpi në mbështetje të Zvicrës kundër Serbisë në Kampionatin Botëror”, shkruan mes të tjera.