Xherdan Shaqiri flet pasi gjunjëzoi serbët

Botërori 2018

Xherdan Shaqiri flet pasi gjunjëzoi serbët

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 22:58
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri i gjunjëzoi serbët duke i dhuruar fitoren me rikthim fantastik Zvicrës 2-1.

E mori një top në gjysmën e fushës dhe i vetëm shkoi deri në gol për ta dërguar topin në rrjetë, për t’i gjunjëzuar si gjithmonë ata.

Pas ndeshjes me shumë emocione Xherdani foli për televizionin publik zviceran SRF.

Shaqiri tha se treguan moral të madh dhe se e merituan fitoren.

“Ne kemi treguar moral të madh në këtë takim dhe e kemi merituar fitoren”, u shpreh Shaqiri.

Xherdani ka thënë se nuk ka qenë diçka e re për të që të prisnin nga ai të vendoste ndeshjen.

“Nuk është diçka e re për mua që dikush të pres nga unë për ta vendosur ndeshjen. Unë jam këtu për ndeshje të mëdha”, vazhdoi Shaqiri.

“Luajtëm si ekip, jam shumë i lumtur që me një gol timin i jap tri pikët skuadrës”, tha Shaqiri.

Në fund gjilanasi foli edhe për fishkëllimat që i dhanë tifozët serbë.

“Ishte e pabesueshme ato që dëgjuam. Por ne dëshironim të bënim vetëm punën tonë dhe atë e bëmë. Nuk ishte për politikën, por për futbollin”, përfundoi Shaqiri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat