Belgjikë-Tunizi, emocionet priten në pjesën e dytë

Botërori 2018

Belgjikë-Tunizi, emocionet priten në pjesën e dytë

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 08:29
Belgjikë

Kupa e Botës që po luhet në Rusi është cilësuar si shansi i fundit për brezin e artë të Belgjikës. Toby Alderweireld, Vincent Kompany, Axel Witsel, Kevin De Bruyne, Mousa Dembele, Romelu Lukaku, Eden Hazard dhe Dries Mertens janë të gjithë në kulmin e karrierës së tyre dhe vetëm pak nga ata do ta kenë kaluar këtë kulm pas katër vitesh.

Ata kanë një nga grupet më cilësore që luajnë në këtë Botëror, por problemet në prapaskenë dhe mungesa e lojës së skuadrës kanë qenë pengesat më të mëdha për “Djajtë e Kuq”. Probleme këto që dukej se do të vazhdonin edhe në ndeshjen e parë kundër Panamasë, por gjithçka ka ndryshuar në pjesën e dytë, me belgët që kanë realizuar 3 gola dhe kanë marrë 3 pikët.

Forma e tyre është shumë e mirë, siç tregojnë 20 ndeshjet radhazi pa pësuar humbje nën drejtimin e Roberto Martinez: 15 fitore, 5 barazime. Belgjika ka shumë futbollistë cilësorë në përbërje, por Lukaku është lojtari i momentit. Sulmuesi i Manchester United ka realizuar 15 gola në 11 ndeshjet e fundit që ka luajtur me Belgjikën.

Përballë tyre, në ndeshjen e dytë të Grupit G, do të jetë Tunizia, që ka humbur 2-1 takimin e parë të grupit, të luajtur kundër anglezëve. Afrikanët, pavarësisht se rezultati nuk e tregon, kanë bërë një paraqitje të keqe dhe nëse kjo do të ndodhë edhe kundër belgëve, atëherë ata do të jenë të detyruar t’i thonë lamtumirë Botërorit.

Shifra dhe Fakte:
– Belgjika dhe Tunizia janë takuar tri herë të tjera më parë, me të dy ekipet që kanë marrë nga një fitore, një barazim dhe një humbje. E vetmja përballja në një Botëror mes këtyre dy përfaqësuesve ka qenë në 2002-in dhe është mbyllur në barazim 1-1.

– Belgjika nuk ka pësuar asnjë humbje në tri ndeshjet e mëparshmke që ka luajtur në një Botëror kundër ekipeve afrikane dhe barazimi me Tunizinë në 2002-in ka qenë e vetmja sfidë që nuk kanë arritur ta fitojnë.

– Belgjika është e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit të Kupës së Botës që ka luajtur në fazën me grupe, duke fituar pesë radhazi.
– 11 golat e fundit të Belgjikës në Kupën e Botës kanë ardhur në pjesën e dytë.

– Tunizia nuk ka marrë asnjë fitore në 12 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kupën e Botës (4 barazime, 8 humbje).
– Vetëm Jan Ceulemans (6) ka shënuar më shumë gola në një kompeticion madhor për Belgjikën (Botëror dhe Europian) se Romelu Lukaku (5, po aq sa Marc Wilmots).

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat