Fjalët e mëdha të Xhakës pas ndeshjes me Serbinë

Botërori 2018

Fjalët e mëdha të Xhakës pas ndeshjes me Serbinë

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 11:06
Granit Xhaka

Këto ishin fjalët e Granit Xhakës pas lojës për SRF.

Festa ishte për njerëzit, që çdoherë më mbështesin, që asnjëherë nuk më kanë lënë në baltë. Në vendlindjen time, ku i kanë rrënjët prindërit e mi. Ishin vërtet emocione të vërteta.” "Emocionet ishin të vërteta. 15 minutat e para ne nuk ishim në fushë. Serbia na solli në vështirësi me shumë shansa. Gjatë pushimit vajtonim në kabinë dhe nuk ishim aspak të kënaqur. Këtu erdhi reagimi në pjesën e dytë. Kjo skuadër ka bërë hapa para në përgatitjen mentale. Ne mund të reagojmë ndaj çdo kundërshtari. E pabesueshme! 2:1! Sot është festë për të gjithë! Për mua një lojë tepër speciale. Mijëra njerëz, familja nga Zvicra, nga Shqipëria, nga Kosova më kanë shkruar. Kjo fitore ishte për familjen time, e cila më ka mbështetë çdoherë. Festa nuk ishte mesazh për kundërshtarin. Sinqerisht, ata ishin “scheisse egal” (m*t koti). Festa ishte për njerëzit, që çdoherë më mbështesin, që asnjëherë nuk më kanë lënë në baltë. Në vendlindjen time, ku i kanë rrënjët prindërit e mi. Ishin vërtet emocione të vërteta", përfundoi ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat