Ja çfarë ndodhi në fundin e ndeshjes Gjermani - Suedi

Botërori 2018

Ja çfarë ndodhi në fundin e ndeshjes Gjermani - Suedi

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 10:17
Gjermani-Suedi

Festim, kërcënime, ofendime dhe provokime, më pas shumë ndjesë.

Gjermani - Suedi, e vendosur me një gol në minutën e 94-t nga Toni Kroos, sjell një “kamion” me mikro-histori. Shumë emocione, shumë ndjesi të ndryshme kanë lindur nga ajo ndeshje.

Më e shëmtuara, është ajo e suedezit me origjinë turke, Jimmy Durmaz, i aktivizuar pak minuta para fundit për të mbrojtur rezultatin. Werner “i vodhi” një faull në pozicion shumë të rrezikshëm, atje ku erdhi goli i fitores të shënuar nga Kroos. Në rrjetet sociale e kanë bërë “viktimë” të asaj që ndodhi.

Në harkun e pak minutave i kanë ardhur qindra mesazhe kërcënimi, pavarësisht se shokët e ekipit e kanë mbrojtur, duke u nisur nga Ekdal: “Fitojmë dhe humbasim të gjithë së ekip, nuk ka asgjë negative në lidhje me shokun tonë.”

Guidetti nevrikoset me popullin në rrjetet sociale: “Durman vrapon dhe jep shpirtin sa herë në fushë, vetën idiotët mund ta urrejnë për atë faull.”

Ofendimet dhe kërcënimet kanë shkuar deri atje sa edhe FIFA ka ndërhyrë në faqen e saj në “Twitter” duke shkruar: “Durmaz ka marrë mbi 3000 komente në postin e fundit që ka bërë në “Instagram” duke marrë shumë kërcënimi me vdekje dhe ofendime raciale. Ata që përdorin këtë gjuhë nuk janë tifozë të futbollit.”

Më shumë se veprimi i Durman, kombëtarja e Suedisë është tërbuar me mënyrën si kanë festuar gjermanët, mbi të gjitha drejtuesit e federatës, Georg Behlau dhe Uli Voigt, që ndodheshin në stolin. “Duhet të mësojnë të respektojnë një kundërshtar që ka luftuar për 95 minuta.”

Emil Forsberg, numri 10 i suedezëve, që luan në Bundesliga me RB Leipzig shtoi: “Sjellja e stolit të Gjermanisë ishte e shpifur. Tregon mungesë respekti.”

Federata Gjermane e Futbollit ka kërkuar ndjesë me një postim në “Twitter”: “Ishte një ndeshje me shumë emocione. Në fund, mënyra e festimit ishte disi e ekzagjeruar. Nuk është në stilin tonë dhe i kërkuam falje suedezëve, menjëherë sa mbaroi ndeshja.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat